4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shërbimet Kufitare të Azerbajxhanit u bëjnë thirrje autoriteteve iraniane të jenë “të përgjegjshme”

Më të lexuarat

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të jenë më të përgjegjshme dhe të përmbahen nga përhapja e informacionit të rremë ose shpifës”

Shërbimet Kufitare të Azerbajxhanit deklaruan se nuk ka forcë të ndonjë vendi të tretë në kufirin Azerbajxhan-Iran dhe u bëri thirrje autoriteteve iraniane që bënë deklarata të gabuara për këtë çështje të “jenë të përgjegjshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Shërbimet Kufitare, thuhet se Komandanti i Rojeve Kufitare iraniane, gjeneral brigade Ali Goudarzi, bëri deklarata të pavërteta për Azerbajxhanin për shtypin iranian.

“Shërbimet Kufitare Shtetërore deklarojnë zyrtarisht se forcat e ndonjë shteti të tretë në kufirin e Azerbajxhanit nuk kanë qenë kurrë, nuk ekzistojnë tani dhe nuk do të ekzistojnë në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë gjithashtu u mohuan pretendimet se tokat azerbajxhanase u përdorën në aktivitetet e spiunazhit kundër Iranit.

“Nuk ka forca të huaja dhe ekspertë në institucionet e rojeve kufitare në kufirin e Azerbajxhanit. Shërbimet Kufitare të Azerbajxhanit nuk kanë nevojë për mbështetjen e fuqive të huaja”, theksohet më tej.

Shërbimi kufitar tha se zbatimi i kontrolleve kufitare dhe doganore në kufirin Azerbajxhan-Armeni dhe rajonin e rrugës Gorus-Gafan që kalon përmes Azerbajxhanit është e drejtë sovrane e Azerbajxhanit.

“Për momentin, situata në kufirin me Iranin është e qëndrueshme dhe nën kontrollin e plotë të rojeve kufitare të Azerbajxhanit. Në kufi do të vazhdojnë të parandalohen me vendosmëri të gjitha llojet e provokimeve kundër interesave të shtetit tonë. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të jenë më të përgjegjshme dhe të përmbahen nga përhapja e informacionit të rremë ose shpifës”, thuhet në deklaratë.

Komandanti i Gardës Kufitare iraniane, gjeneral brigade Goudarzi, për televizionin iranian tha se Izraeli kishte dërguar agjentë të inteligjencës dhe personel ushtarak në Azerbajxhan për të spiunuar Iranin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit