8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Shënjestrim muslimanësh në sherrnajën e PD-së, Kim Mehmeti: S’dua ta besoj!

Më të lexuarat

Publicisti Kim Mehmeti thotë se nuk do ta besojë atë që nga një kahje e PD-së po pretendohet për “vëllazëri muslimane” të instaluar në kahjen tjetër.

“Nuk dua t’i besoj si të vërteta lajmet se të afërmit e Doktorit që donë ta rithemelojë PD-në, i paskan ringjallur gënjeshtrat serbe, duke e informuar botën se shqiptarë e Maqedonisë janë ‘vëllazëri myslimane’, nga të cilët duhet mbrojtur Evropën e krishterë!?”, shkruan Mehmeti në një reagim të tij.

Duke aliteruar me frazën “nuk dua ta besoj”, ai vijon më tej të mos e besojë se nga Doktori burojnë këto gjëra.

“Nuk dua ta besoj këtë sepse edhe Doktori, po aq sa edhe unë, e dinë se gjatë themelimit të PD-së, shqiptarët e Maqedonisë, e lanë anësh vetveten, për ta ndihmuar këtë parti dhe demokratizimin e Shqipërisë. Dhe andaj, ndër të tjerat, derdhën drejtë Tiranës para jo me grushte, por me thasë, edhe atë pa pyetur kurrë se kush dhe si ato i harxhoi.  

Pastaj nuk dua t’i besoj këto lajme sepse edhe unë edhe Doktori e dimë sa të moçme janë gënjeshtrat antishqiptare të përdorura nga qarqet serbe, të cilat gënjeshtra kanë për qellim ta paralajmërojnë Evropën sa është e ‘rrezikuar’ nga myslimanët e Ballkanit?! 

E nëse këto lajme janë të vërteta, atëherë shqiptarëve të Maqedonisë nuk u mbetet asgjë tjetër përpos ta pranojnë se politikanët që e kanë humbur pushtetin mbi vetveten, janë të gatshëm të shkelin edhe mbi kufomat e popullit të vet, vetëm për të ardhur në pushtet.

Siç do duhet të pranojnë se investimi i tyre në PD ka qenë i gabuar, se me atë investim kanë kontribuar që  Shqipërinë ta mbulojë plehu politikë i prodhuar tri dekadave të fundit dhe që mëmëdheu, nga diktatura e xhaxhit Enver, të kalojë në ‘Diktaturën e Lekut’, të ‘Rilindjes’ së Piktorit”, shkruan Kim Mehmeti, një kritik i ashpër i qeverisjes së Ramës.

Në fund, edhe pse nuk beson se teza të tilla mund të dalin nga Berisha, Doktori siç e quan ai, Kim Mehmeti jep të kuptuar se kjo mund të jetë e vërtetë teksa shkruan:

“Dhe nëse është e vërtet se shqiptarëve të Maqedonisë askush nuk ua ka borxh mirënjohjen, atëherë është më se e vërtet se të shkelësh mbi përkatësinë e tyre fetare, edhe atë vetëm për ta shpëtuar karrierën personale politike dhe, vetëm që t’i jargavitesh botës së krishterë, është antishqiptari e neveritshme!” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit