-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shenjë respekti: ezan fonik premteve dhe nga xhamia më e madhe gjermane

Më të lexuarat

Xhamia më e madhe e Gjermanisë do të lejohet të përcjellë ezanin përmes një altoparlanti të premten në drekë, pra në xhuma, pasi u arrit një marrëveshje midis Këshillit të Qytetit të Këlnit dhe komunitetit mysliman për lehtësimin e kufizimeve, tha qyteti gjerman të hënën, raportoi Reuters.

Jo vetëm kaq, të 35 xhamitë në Këln do të lejohen të transmetojnë ezan deri në pesë minuta të premteve mesdite dhe 3 pasdite, të gjitha si pjesë e një iniciative dyvjeçare.

Një shenjë respekti

Programi përfshin gjithashtu Xhaminë Qendrore të Këlnit, e hapur në 2018 pasi u bë një vend për të theksuar pikëpamjet anti-muslimane të partive të ekstremit të djathtë, të cilat u bënë më të forta pas rritjes së ardhjes së azilkërkuesve në 2015 dhe 2016.

“Leja për thirrjen e muezinit është një shenjë respekti për mua,” postoi kryetarja e Këlnit Henriette Reker në Twitter.

Ajo shtoi se ezani duhet të shoqërohet nga kambanat e Katedrales së Këlnit, kisha më e madhe gotike në Evropën veriore, si tinguj mikpritës për ata që vijnë në stacionin kryesor të trenit të qytetit.

“Ajo tregon se si vlerësohet diversiteti dhe si jeton ajo në Këln,” vuri në dukje Recker.

Grupi më i madh i pakicave fetare

Gjatë polemikave mbi ndërtimin e një xhamie të madhe, mbështetësit e projektit siguruan publikun se ata nuk do të transmetonin një ezan të përditshëm, ezani që dëgjohet pesë herë në ditë në vendet muslimane.

Qyteti i Këlnit thotë se xhamitë që kërkojnë leje transmetimi duhet të ndjekin rregullat për volumin e altoparlantëve dhe të informojnë fqinjët paraprakisht.

Përafërsisht 4.5 milionë muslimanë jetojnë në Gjermani, grupi më i madh i pakicave fetare, sipas Reuters. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit