Peshkatarët e Shëngjinit mesa duket gjatë peshkimit të mbrëmshëm kanë qënë me fat pasi në rrjetën e tyre ka një peshkaqen rreth 5 metra i gjatë thuajse 500 kg. Peshkaqeni u kap mbrëmjen e së dielës në afërsi të Kepit të Rodonit, ndërsa është bërë e ditur se tufa e tyre ka qenë e madhe dhe kanë lëvizuar gjatë gjithë kësaj jave duke ndjekur anijet e peshkimit. Peshkatarët shprehen se prezenca e tyre në Detin Adriatik është mjaft e rrezikshme dhe nëse vijohet me lëvizjen e vazhdueshme të tyre mund të jetë një shqetësim serioz për stinën e verës. Ka qenë njëra prej rrjetave që ka bllokuar peshkaqenin duke mos e lejuar që të lëvizë, ndërsa është para nga marinarët vetëm pas ngritjes së rrjetave.