Numri i të vdekurve shkon në 160 si pasojë e shembjes së çatisë së një kishe në rajonin Akwa-Ibom të Nigerisë.
Numri i të vdekurve shkon në 160 si pasojë e shembjes së çatisë së një kishe në rajonin Akwa-Ibom të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale mësohet se çatia e kishës Reigners Bible në rajonin Uyo është shembur teksa qindra persona ishin mbledhur për ceremoninë për peshkop të pastorit Akan Week.
Kryemjeku i spitalit në Uyo, prof. Etete Peters, pas ngjarjes ka theksuar se në spital kanë mbërritur trupat e pajetë të 160 personave dhe se ka shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ndërsa pastori Akan Weeks tha se si pasojë e shembjes së çatisë së kishës e cila ishte ende e papërfunduar kanë humbur jetën të paktën 200 persona. “Të vdekurit dhe të plagosurit si pasojë e shembjes së çatisë së kishës janë dërguar nëpër spitale”, tha Weeks.
Ndër të tjera mësohet se gjatë aksidentit brenda në kishë ndodhej edhe prefekti i rajonit, Udom Emmanuel i cili ka shpëtuar pa marrë asnjë plagë.
Teksa vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje, zëdhënësi i prefekturës Ekerete Udoh ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjen do të niset një hetim.
Më 12 shtator të vitit 2014 në qytetin Lagos të Nigerisë, të paktën 116 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së Kishës Sinagoga e të Gjitha Kombeve e cila ishte duke u restauruar.