Shejh Abdulaziz bin Baz (ish myfti i Saudisë) ndërmjetëson për lirimin e Nexhmedin Erbakan (Allahu i mëshiroftë).
Shejh Abdullah bin Ku’ud një ndër anëtarët e Komisionit të fetvave në Arabinë Saudite rrëfen: Një ditë, dijetari Ibn Baz më thërriti dhe më kërkoi të vija sa më shpejt që të ishte e mundur.
Isha i shqetësuar se diçka mund të kishte ndodhur pasi ishte një kohë që Shejh bin Bazi zakonisht nuk takonte askënd në atë pjesë të ditës.
Kur shkova, e pash Shejh bin Bazini që po e priste. Bin Bazi më pyeti nëse kisha pasaportë, dhe se ai dëshironte të më dërgonte të nesërmen në Pakistan. Unë duhej të takoja Presidentin Pakistanez Muhamed Zijaul-Hak dhe t’i dërgoja një letër të rëndësishme. I kërkova shejhut mos të më ngarkonte me këtë detyrë për shkak të angazhimeve aktuale që kisha dhe disa shqetësimeve shëndetësore që po përjetoja. Sidoqoftë Shejh Ibn Baz këmbënguli dhe tha se ai do ta luste Allahun që gjithçka të shkonte normalisht.
Shejh bin Bazi më dha një letër të mbyllur pa më treguar mesazhin që mbante brenda! Bileta e aeroplanit ishte rregulluar dhe unë udhëtova të nesërmen. Kur zbrita në Islamabad, u prita nga zyrtarë që më shoqëruan në sallën VIP dhe pak më vonë në një në një sallë ku po më priste presidenti. Presidenti më mirëpriti dhe më pas mori letrën. Në atë kohë, unë ende nuk e kishta idenë se çfarë mesazhi po përcillja dhe që po ndodhte në ngjarjet e 24 orëve të fundit.
Natën e kaluar isha në Rijad me familjen time, bdërsa sot në një mision të caktuar nga Shejh Ibn Baz për t’i dërguar një letër presidentit të një vendi të huaj!
Presidenti hapi letrën dhe e lexoi atë në heshtje. Me një vështrim të shqetësuar në fytyrë, por me një zë të qetë, ai më tha: jepi selam Shejh Ibn Bazit dhe thuaj se do të bëj më të mirën që mundem. Presidenti kërkoi të isha mysafir i tij për atë mbrëmje, por bileta kthyese tashmë ishte prerë. Unë u ktheca në Arabinë Saudite ende i hutuar për letrën, por i lumtur që isha në gjendje të ndihmoja Shejh Ibn Bazin në diçka që duhet të ketë qenë shumë shqetësuese për të.
E fala namazin e sabahut me Shejh Ibn Bazin dhe i tregova se çfarë ndodhi gjatë udhëtimit. Shejh Ibn Baz ishte i kënaqur dhe më tha: “Me lejen e Allahut, këto përpjekje do të sjellin mirësi”. Përkundër këtyre fjalëve të mira, Shejh Ibn Baz nuk më tregoi për detajet e letrës ose misionit, dhe për respekt, unë nuk e pyeta. Kaluan ditë ose javë, derisa një ditë mora një telefonatë nga Shejh Ibn Bazi i cili përsëri kërkoi të shkoja tek ai. E vizitova shejhun po atë natë. Shejh Ibn Baz ishte shumë i lumtur, lavdëroi Allahun dhe më tha se Allahu e bëri atë udhëtim në Pakistan të bekuar dhe të suksesshëm.
Letra ishte një kërkesë që Presidenti Zijaul-Hak të fliste me presidentin e Turqisë, Kenan Evren dhe t’i kërkonte atij të ndalonte ekzekutimin e planifikuar të Nexhmedin Erbakan. Presidenti Kenan pranoi të ndryshojë dënimin. Shejh Ibn Baz më tha: “Elhamdulilah, Shejh Abdullah, ti shpëtove një njeri të pafajshëm!”.
Unë e pyeta Shejh Ibn Baz pse kërkesa iu dërgua presidentit të Pakistanit. Shejh Ibn Baz shpjegoi se të dy presidentët kishin një formim ushtarak dhe ai e dinte se ata kishin një marrëdhënie të mirë. Unë i shpreha mirënjohjen time Shejh Ibn Bazit për kujdesin ndaj umetit dhe besimin e tij në këtë detyrë.
Përktheu: Hoxhë Bledar Tefik Haxhiu