Shtëpia e sheh Bajram Krasniqit nga Demjani i Gjakovës u bë cak i hajnave.
Ata nga dollapi në dhomën e shehut vodhën 127.000 euro. Para që besimtarët i kishin dhënë për rregullimin e teqesë, njofton Klan Kosova.
Gjithçka, sipas Besim Krasniqit, djalit të sheh Bajramit, ndodhi pas orës tetë të mbrëmjes të së hënës.
Krasniqi thotë se të gjitha paratë i mbanin në këtë dollap, se sipas tij ishin të sigurt se nuk do ndodhte ndonjë rast i tillë.
Vjedhësit morën edhe stoli, në vlerë prej 30.000 euro.