Në fjalën përfundimtare, i pandehuri tha se është i bindur dhe se nuk dyshon fare se prokurori dhe krejt stafi hetues që kanë punuar, shfletuar e dëgjuar ligjëratat e tij janë bindur se ai është i pastër si loti.
“Për tre vjet radhazi kanë kërkuar çdo fjalë timen dhe nuk kanë gjetur asgjë“, tha i akuzuari Krasniqi.
“Jam krenar për punën time dhe para këtii stafi kam thënë se ndihem krenar. Nuk ndihem aspak fajtor sepse nga koha kur është kërkuar me kapur pushkën e deri më sot kam kontribuuar ndaj vatanit e fesë andaj ju qëndroj pas”, theksoi ai.
“Për akuzat s’ia vlen të flitet për to sepse janë të pabaza”, shtoi Shefqet Krasniqi.
“Unë kam dalë i pari para të gjithëve se kam thanë se në Siri nuk e kem obligim me shku dhe nuk duhet me shku”, shtoi ai.
Në fjalën përfundimtare, avokati i Shefqet Krasniqit kërkoi nga Gjykata ta lirojë klientin e tij.