4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shefi i UNRWA-së: Pretendimi për zona të sigurta në Gaza është i “rremë dhe mashtrues”

Më të lexuarat

Shefi i UNRWA-së tha se që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar, shumica e njerëzve në Gaza kanë lëvizur disa herë dhe kanë “kërkuar me dëshpërim siguri që nuk e gjetën kurrë”

Komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, ka shprehur shqetësim për zhvendosjen e vazhdueshme të palestinezëve nga shtëpitë e tyre, duke deklaruar se nuk ka zona të sigurta në Gaza, transmeton Anadolu.

Lazzarini në platformën sociale X tha se “autoritetet izraelite vazhdojnë të lëshojnë urdhra për zhvendosje të detyruara, të njohura gjithashtu si “urdhra evakuimi”, gjë që i detyron njerëzit në Rafah të zhvendosen “kudoqoftë dhe gjithandej”.

Shefi i UNRWA-së tha se që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar, shumica e njerëzve në Gaza kanë lëvizur disa herë dhe kanë “kërkuar me dëshpërim siguri që nuk e gjetën kurrë”.

“Pretendimi për zona të sigurta është i rremë dhe mashtrues. Asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza”, tha ai.

“Nuk kam parrë kurrë një mizori tronditëse si kjo”

Duke përmendur postimin e shefit të UNRWA-së, raportuesi i posaçëm i OKB-së për të drejtën e strehimit, Balakrishnan Rajgopal, tha se ai nuk ka parë kushte të tilla për më shumë se tre dekada.

“Në mbi 30 vjet studimi dhe angazhimi me komunitetet e prekura nga zhvendosja, nuk kam parë kurrë një mizori tronditëse si kjo. Zhvendosje të shumta të detyruar brezash, të detyruar të jenë në arrati”, tha Rajgopal.

Agjencia e OKB-së ka vlerësuar se të paktën 150 mijë njerëz janë larguar nga Rafah që nga e hëna, kur Izraeli urdhëroi evakuimin e banorëve dhe vazhdoi me një operacion, pavarësisht shqetësimeve dhe kritikave nga aleatët dhe shumë të tjerë.

Izraeli ka vrarë mbi 35 mijë palestinezë në Gaza, si hakmarrje për një inkursion ndërkufitar të 7 tetorit nga Hamasi, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë rreth 1.200 njerëz.

Rreth 85 për qind e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur brenda enklavës, ku ka mungesë të gjerë të ushqimit, ujit dhe ilaçeve.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit