4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Tokat përreth Manastirit të Deçanit të regjistrohen si pronë e tij

Më të lexuarat

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka vizituar Manastirin e Deçanit me Igumenin Sava Janjiq.

Davenport ka thënë se presin që tokat ngjitur me Manastir të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbështesë Kishën Ortodokse Serbe për të ruajtur trashëgiminë e saj kulturore dhe fetare në Kosovë ndërsa ne presim që toka ngjitur të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e bërë nga OSBE.

Ndryshe, ambasadat e vendeve të QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

Përmes një deklarate të përbashkët, ata thonë se provë kryesore e vendosmërisë së qeverisë së re është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishte marrë vendim, sipas të cilit Manastirit të Deçanit i njihet e drejta e pronësisë për 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.

Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Zona të Veçanta të Mbrojtura, i cili duhet të sigurojë mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe, kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për komunitetin serb si dhe për komunitetet tjera në Republikën e Kosovës.null

Manastiri i Deçanit është njëra nga zonat e mbrojtura, sipas këtij ligji. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit