-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga vendimi i Izraelit për të vendosur rrethim të plotë në Gaza

Më të lexuarat

Guterres tha se njoftimi i ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, se Izraeli do të ndalojë të gjitha furnizimet me energji elektrike, ushqim dhe karburant vetëm do të përkeqësojë atë që tashmë ishte një situatë e tmerrshme humanitare

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se është “thellësisht i shqetësuar” nga vendimi i Izraelit për të vendosur një “rrethim të plotë” në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Guterres tha se njoftimi i ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, se Izraeli do të ndalojë të gjitha furnizimet me energji elektrike, ushqim dhe karburant vetëm do të përkeqësojë atë që tashmë ishte një situatë e tmerrshme humanitare në territorin bregdetar palestinez.

“Situata humanitare në Gaza ishte jashtëzakonisht e rëndë para këtyre armiqësive, tani ajo vetëm po përkeqësohet në mënyrë eksponenciale. Pajisjet mjekësore, ushqimi, karburantet dhe furnizimet e tjera humanitare janë dëshpërimisht të nevojshme, së bashku me qasjen për personelin humanitar”, u tha Guterres gazetarëve në qytetin New York.

Shefi i OKB-së theksoi se periudha e fundit e dhunës “nuk vjen në vakum” dhe në vend të kësaj “rritet nga një konflikt i gjatë, me një pushtim të gjatë 56-vjeçar dhe pa fund politik në horizont”.

“Vetëm një paqe e negociuar që përmbush aspiratat kombëtare legjitime të palestinezëve dhe izraelitë, së bashku me sigurinë e tyre njësoj, vizioni i kahershëm i një zgjidhje me dy shtete, në përputhje me rezolutat e OKB-së, ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet e mëparshme, mund të sjellë stabilitet afatgjatë për njerëzit e kësaj toke dhe rajonit më të gjerë të Lindjes së Mesme”, tha Guterres.

Të shtunën, grupi i rezistencës ‘Hamas’ me bazë në Gaza nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash. Grupi tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve.

Ushtria izraelit në hakmarrje nisi një operacion kundër grupit ‘Hamas’ në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se mes luftimeve të vazhdueshme numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza është rritur në 560, ndërsa numri i personave të lënduar është rritur në 2.900.

Ndërkohë, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, të paktën 800 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.300 të tjerë janë plagosur në luftime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit