0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Shefi i OKB-së paralajmëron kundër rritjes së urrejtjes anti-muslimane

Më të lexuarat

Shefi i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi kundër rritjes së urrejtjes ndaj muslimanëve, më pak se një muaj pas një sulmi vdekjeprurës ndaj xhamive në Zelandën e Re.
Shefi i OKB-së paralajmëroi kundër rritjes së urrejtjes ndaj myslimanëve, më pak se një muaj pas një sulmi vdekjeprurës ndaj xhamive në Zelandën e Re, ku u vranë të paktën 50 besimtarë muslimanë.

Antonio Guterres bëri këto komente gjatë një fjalimi në Universitetin al-Azhar, në Egjipt, institucioni më i shquar fetar në Botën Islame sunite, ku u takua me Myftiun e Madh, Imam Ahmed al-Tajib.

“Në të gjithë botën po shohim urrejtje anti-muslimane gjithnjë në rritje, antisemitizëm, racizëm dhe ksenofobi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Ai përmendi sulmet e 15 marsit 2019, të xhamive në Zelandën e Re nga një racist i bardhë, si dhe një sulm në sinagogë në Pittsburgh të vitit 2018, që vrau 11 vetë dhe besohet të jetë më vdekjeprurës kundër hebrenjve në SHBA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit