7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Paditet ushtria amerikane, e detyroi një ushtare të heq shaminë

Më të lexuarat

Një ushtare myslimane do të padisë ushtrinë amerikane pasi komandanti i saj, e detyroi të hiqte shaminë (hijabin) para kolegëve të saj.

Rreshterja Cesilia Valdovinos, që po shërben në Batalionin Mbështetës të Brigadës së 704, tha në një intervistë të kohëve të fundit se ajo ka përjetuar një sjellje “jashtëzakonisht të urryer” për identitetin e saj mysliman.

Ajo tha se komandanti i saj i brigadës, koloneli David Zinn, i dha leje në qershor 2016 që të mbante hixhabin, ndërsa ishte në uniformë.

Por muajin e kaluar, zonja Valdovinos paraqiti një ankesë në ushtri dhe tha se më pas komandanti i saj e tërhoqi atë nga radhitja dhe e detyroi atë të hiqte hixhabin para ushtarëve të tjerë.

“Unë u ndjeva e zënë ngushtë”, tha zonja Valdovinos.

“Në bazë të fesë sime, unë mund të largojë shaminë vetëm para burrit tim dhe në komoditetin e shtëpisë sime”, shtoi ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit