1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shefi i OKB-së: Asnjë zgjidhje nuk është e mundur pa krijimin e shtetit palestinez

Më të lexuarat

“Njerëzit po vdesin. Këto imazhe më tmerruan mua dhe civilët në Gaza kanë nevojë për shërbime dhe furnizime bazë”, tha Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se asnjë zgjidhje nuk është e mundur pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez krah për krah me Izraelin, nën garanci reciproke të sigurisë, në përputhje me vendimet ndërkombëtare dhe marrëveshjet e arritura midis dy palëve, raporton Anadolu.

Guterres foli në një konferencë për shtyp në Kajro me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry.

Guterres, i cili e nisi fjalën e tij duke falënderuar ministrin Shoukry për pritjen e ngrohtë dhe punët e rëndësishme, tha se ndodhet në Lindjen e Mesme për një mision humanitar në këtë krizë.

Guterres tha se kriza u shkaktua nga sulmet e kryera nga Hamasi më 7 tetor, i cili, siç tha ai, plagosi dhe vrau shumë izraelitë dhe rrëmbeu civilë.

Duke thënë se kjo situatë çoi në rrethimin e plotë të Gazës nga Izraeli dhe bombardime brutale kundër civilëve, Guterres theksoi se shumica e atyre që kanë humbur jetën ishin gra dhe fëmijë.

“Unë do të doja të ripohoja se ligji ndërkombëtar humanitar duhet të respektohet. Mbrojtja e civilëve është gjithashtu një detyrim. Çdo sulm ndaj një spitali, shkolle ose objekti të OKB-së është i ndaluar dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Duke bërë thirrje për veprim urgjent humanitar, Guterres tha:

“Përballë kësaj katastrofe humanitare, unë bëj thirrje për dy veprime urgjente humanitare: Hamasi të lirojë menjëherë dhe pa kushte pengjet dhe Izraeli të lejojë menjëherë ndihmën humanitare për të përmbushur nevojat më elementare të popullit të Gazës. Unë e them qartë se populli palestinez për 56 vjet pushtim kanë ankesa legjitime dhe të thella”.

Guterres tha se asnjë veprim nuk mund të justifikojë terrorizmin dhe theksoi se sulmet e Hamasit ndaj Izraelit nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.

Duke u bërë thirrje të dyja palëve për një armëpushim, Guterres kujtoi se banorët e Gazës nuk kanë qasje në nevojat bazë si ushqimi, uji dhe ilaçet për rreth dy javë.

Duke theksuar se sëmundjet po përhapen në rajon për shkak të mungesës së nevojave elementare, Guterres tha: “Njerëzit po vdesin. Këto imazhe më tmerruan mua dhe civilët në Gaza kanë nevojë për shërbime dhe furnizime bazë. Për këtë, ne kemi nevojë për qasje të shpejtë dhe të papenguar të ndihmës humanitare”.

Duke shprehur nevojën për një zgjidhje të përhershme, Guterres tha: “Asnjë zgjidhje nuk është e mundur pa themelimin e një shteti të pavarur palestinez krah për krah me Izraelin, nën garanci reciproke të sigurisë, në përputhje me vendimet ndërkombëtare dhe marrëveshjet e arritura midis dy palëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit