Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, pranoi se ishte shumë herët për të përjashtuar një lidhje të mundshme midis pandemisë COVID-19 dhe rrjedhjeve laboratorike dhe i bëri thirrje Kinës që të jetë më transparente ndërsa shkencëtarët kërkojnë origjinën e koronavirusit.
Ghebreyesus tha se aksesi në të dhëna të papërpunuara është një sfidë për një ekip ndërkombëtar që udhëtoi në Kinë në fillim të këtij viti për të hetuar origjinën e virusit COVID-19. Rastet e para të infeksionit me koronavirus në njerëz u zbuluan në qytetin kinez Wuhan.
“Ne i kërkojmë Kinës që të jetë më transparente, e hapur dhe të bashkëpunojë, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurimin e informacionit, të dhënave që kemi kërkuar në ditët e para të pandemisë”, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raporton The Guardian. /tesheshi.com/