4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Shefi i Lidhjes Arabe: Izraeli po zhvendos thelbin e konfliktit nga politika në fe

Më të lexuarat

Kreu i Lidhjes Arabe paralajmëroi të enjten, se përpjekjet izraelite për të kontrolluar vendet shumë të ndjeshme fetare në Jeruzalem me forcë, rrezikojnë të ndezin një “luftë fetare”.

Veprimet e Izraelit po “luajnë me zjarr dhe do të ndezin një luftë fetare dhe do të zhvendosin thelbin e konfliktit nga politika në fe”, tha Ahmed Abul Gheit.

Ai po fliste në një takim urgjent të ministrave të jashtëm arabë në Kajro mbi dhunën e fundit në Jerusalem.  

“Ftoj shtetin okupues (Izraelin) që të mësojë me kujdes leksionet nga kjo krizë dhe mesazhin që ajo mban në vete”, tha Abul Gheit në një fjalim televiziv.  

“Trajtimi i vendeve të shenjta me kaq lehtësi dhe me këtë nivel arrogance, rrezikon seriozisht të ndezë një luftë fetare, pasi asnjë musliman i vetëm në botë nuk do ta pranonte përdhosjen e xhamisë së Al-Aqsa në Jerusalem”, tha ai.

Protestat dhe trazirat vdekjeprurëse kanë shpërthyer në ditët kur Izraeli ka instaluar detektorë më 16 korrik jashtë hyrjes së kompleksit Haram al-Sharif, i njohur nga hebrenjtë si Mali i Tempullit.

Lidhja Arabe “dënon në termat më të ashpra planet dhe politikat e Izraelit që synojnë të hebraizojnë qytetin e pushtuar të Jerusalemit dhe të shtrembërojnë karakterin e saj arab dhe musliman”, thanë ministrat e jashtëm në deklaratën e tyre përfundimtare.  

“Jerusalemi Lindor është kryeqyteti i shtetit palestinez”, tha organizata, “duke shprehur refuzimin dhe dënimin e të gjitha masave nga forca okupuese për të pakësuar të drejtat palestineze të sovranitetit mbi të.”

Palestinezët e shohin masën si një përpjekje nga Izraeli për të ushtruar kontroll të mëtejshëm mbi vendin, ku ndodhet xhamia e nderuar Al-Aksa dhe Kupola e Shkëmbit.

Policia izraelite dhe palestinezët u përleshën të enjten pasi mijëra muslimanë hynë në kompleks, duke i dhënë fund bojkotit pasi Izraeli hoqi masat e reja të sigurisë të instaluara pas një sulmi të 14 korrikut ku u vranë dy policë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit