-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Shefat e Mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë bisedojnë për Ukrainën

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e vet rus, Andrei Belousov, më 25 qershor, tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, duke shtuar se Austin e “theksoi rëndësinë e ruajtjes së linjave të komunikimit në një kohe kur Rusia po kryen luftë kundër Ukrainës”.

Austini e inicioi thirrjen, e cila është e para mes shefave të mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë prej marsit 2023, tha Ryder.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ata “shkëmbyen qëndrimet e tyre për situatën e Ukrainës”.

Belousov e vuri në pah rrezikun për përshkallëzim të mëtejmë të situatës për shkak të furnizimit të vazhdueshëm të Ukrainës me armë amerikane, tha Ministria ruse.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe aneksimi i katër rajoneve ukrainase nga ajo, kanë bërë që marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin të bien në pikën më të ulët prej vitit 1962, kur ndodhi kriza raketore kubane.

Javën e kaluar, Moska i akuzoi Shtetet e Bashkuara se janë përgjegjëse për një sulm raketor ukrainas në Gadishullin e Krimesë së uzurpuar nga Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se në sulmin 23 qershorit u përfshinë pesë raketa me rreze të gjata veprimi, me të cilat Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën këtë vit.

SHBA-ja e rifilloi furnizimin e Ukrainës me armë në prill, pasi Kongresi e miratoi pakon me ndihmë ushtarake për Kievin në vlerë 61 miliardë dollarë.

Shtetet e Bashkuara thonë se i mbështesin kërkesat e Ukrainës që Rusia t’i tërheqë trupat nga Ukraina dhe që të rivendosen kufijtë e Ukrainës pas-sovjetike.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit