Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka anuluar një konferencë të Princit saudit, Turki al-Faisal al-Saud, me justifikimin se “nuk është momenti i duhur për shkak të rastit Khashoggi”…
Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka anuluar një konferencë të Princit saudit, Turki al-Faisal al-Saud, me justifikimin se “nuk është momenti i duhur për shkak të rastit Khashoggi”.
Princi Turki al-Faisal, ish-shef i shërbimit informativ të Arabisë Saudite, deklaroi në një intervistë me portalin “The Daily Beast” se Universiteti i Harvardit i kishte anuluar ftesën për mbajtjen e konferencës.
“Kam marrë nga universiteti në fjalë një njoftim, ku shkruhej se nuk është momenti i duhur për mbajtjen e konferencës për shkak të rastit Khashoggi”, u shpreh princi saudit, i cili më parë ka shërbyer edhe si ambasador i Arabisë Saudite në Uashington.
I ndjeri Jamal Khashoggi ka qenë për një kohë edhe këshilltar i Princit Turki al-Faisal.
Analisti i së përditshmes amerikane “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për disa dokumente që i nevojiteshin për kurorëzim. Plot 18 ditë pas zhdukjes së tij, autoritetet saudite pohuan se Khashoggi ishte vrarë në Konsullatë.