8.2 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

SHBA – Tentativë për zjarrvënie në varrezat myslimane në Minesota

Më të lexuarat

SHBA – Tentativë për zjarrvënie në varrezat myslimane në Minesota
Një tentativë sulmi me zjarrvënie u bë në një varrezë myslimane në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR-MN) i Minesotës tha në një deklaratë se një përpjekje për zjarrvënie ishte bërë në “Varrezat e Faljes” në qytezën Castle Rock.

Në përpjekje për të shkaktuar zjarr brenda varrezave u lanë rreth 30 goma të vjetra të automjeteve dhe u ndërpre linja e gazsjellësit nga një person ose persona të paidentifikuar.

Kryetari i Këshillit Xhejlani Hussein deklaroi se një shpërthim dhe zjarr i mundshëm u parandaluan me raportimin për kundërmim të gazit.

“Ne i bëjmë thirrje forcave lokale, shtetërore dhe federale, përfshirë FBI-në (Byroja Federale e Hetimit), që të hetojnë këtë sulm të dështuar të djegies në një institucion mysliman si një krim urrejtjeje”, deklaroi Hussein.

Ai shtoi se varrezat në fjalë u shkatërruan gjithashtu në gusht 2017.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit