-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

“SHBA-të më parë i bombarduan, më pas sollën ndalimin”

Më të lexuarat

Shumica e vendeve që janë vendosur në “listën e zezë” tërheqin vëmendjen se janë përballur me sulmet e ushtrisë amerikane në vitet e fundit

Në 6 prej 7 shteteve që kanë shumicën e popullsisë muslimave dhe për të cilat presidenti amerikan Donald Trump vendosi ndalimin e vizave për 3 muaj, tërheq vëmendjen se ato janë shtete të cilat ose janë bombarduar ose ku janë dërguar ushtarë të SHBA-ve në kohët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga shumë aspekte ka shkaktuar kritika të ndryshme “mënyra për parandalimin e terroristëve” e presidentit të ri Trump i cili me një dekret presidencial të nënshkruar ditën e premte ka mbyllur me 90 ditë dyert e SHBA-ve për pesonat që vijnë nga Siria, Iraku, Irani, Libia, Jemeni, Sudani dhe Somalia.

Shumica e vendeve që janë vendosur në “listën e zezë” tërheqin vëmendjen se janë përballur me sulmet e ushtrisë amerikane në vitet e fundit. Kriza e refugjatëve e shkaktuar në këto shtete të cilat janë destabilizuar edhe më shumë me sulmet në fjalë, kryesisht me luftën e brendshme në Siri është kthyer në një çështje ndërkombëtare.

Kërcënimi i DEASH-it i cili sot është tema kryesore e ankesave të qeverisë amerikane, shfaqja e këtij kërcënimi për herë të parë në Irak i cili në vitin 2003 u okupua nga ushtria amerikane dhe i cili që nga ajo kohë nuk ka mundur të arrijë stabilitetin ka qenë një pikë e rëndësishme në diskutimet të ardhura në rendin e ditës në lidhje me ndalimin e vizave.

Siria

Siria e cila përmendet shpesh në mesin e vendeve që ndodhen në listë për shkak të kërcënimit të DEASH-it është radhitur në krye të vendeve ku ushtria amerikane në periudhën e ish presidentit Barack Obama ka hedhur më shumë bomba.

Në raportin e publikuar nga Këshilli i marrëdhënieve me jashtë parashikohet se numri i bombave është mbi 24 mijë që elementët e ushtrisë amerikane kanë lëshuar vetëm në vitin 2016 në Siri dhe Irak.

Në luftën 6 vjeçare në themelin e të cilës qëndron çështja e refugjatëve sirianë në rajon por edhe në Turqi dhe Evropë, administrata e Obamës është fajësuar se “nuk ka hedhur hapat e nevojshëm” në kryeqytetet e rajonit dhe për “përgatitjen indirekte të terrenit për rritjen e numrit të refugjatëve”.

Gjithashtu në luftën e brendshme të nisur në vitin 2011, teksa miliona sirianë kanë mbetur të detyruar të përballen me kërcënimin e DEASH-it që nga viti 2014 e deri tani, vihet në dukje se nga këto afërsisht 12 mijë prej tyre janë pranuar si refugjatë në territorin e SHBA-ve.

Sipas të dhënave të publikuara nga shumë institucione që ndjekin refugjatët sirianë në SHBA, tërheq vëmendjen një pikë e përbashkët ku deri më sot asnjë refugjat sirian nuk ka vrarë askënd duke u përfshirë në ndonjë sulm terrorist.

Ndryshe nga tabloja e paraqitur në dekretin e Trump-it me temë “parandalimi i hyrjes së terroristëve të huaj në vend” për mos pranimin në vend të sirianëve për shkak të kërcënimit të DEASH-it, që tani ka shkaktuar një situatë ku vendos në vështirësi një numër të madh të refugjatëve sirianë që nuk janë përfshirë në asnjë krim terrorist.

Iraku

Ndërsa edhe Iraku i cili gjatë periudhës së presidentit amerikan George W. Bush u okupua në vitin 2003 ka qenë një prej vendeve ku ushtria amerikane ka ndërhyrë më shumë në kohët e fundit. Në luftën sektare në të cilën u përfshi vendi pas okupimit në vitin 2003 jetën e kanë humbur mijëra persona, ku dhe destabilizimi politik ka ndikuar thellë në jetën e të gjithë civilëve.

Ushtria amerikane e cila ende përdor kompetencën e dhënë pas 11 shtatorit në kuadër të luftës kundër Al-Kaedës në vitin 2001, ajo ka mbetur e pranishme në vend që nga nisja e okupimit në 2001 e deri në tërheqen në vitin 2011.

Administrata e Obamës e cila në vitin 2011 tërhoqi edhe ushtarët e fundit amerikanë, ka lënë një trashëgimi goxha të pasuksesshme në çështjen e premtimeve ndaj këtij vendi për vendosjen e sigurisë dhe të stabilitetit. Për Irakun i cili që nga viti 2014 e deri tani ka qenë i detyruar të përballet edhe me kërcënimin e DEASH-it ka qenë shokuese vendosja e ndalimit të vizave nga qeveria e Washingtonit prej të cilët pret ndihmën më të madhe kundër terrorizmit.

Libia

Operacionet të cilat nisën në muajin mars të vitit 2011 me një vendim të marrë nga Kombet e Bashkuara dhe të cilat përfunduan me vrasjen e liderit të asaj periudhe Muammer Gaddafi, nuk sollën në vend stabilitet dhe qetësi. DEASH-i arriti të vendosej lehtë në disa rajone të vendit i cili pas periudhës së Gaddafit përjetoi kriza serioze dhe u përça politikisht.

Obama në gusht të vitit 2016 njoftoi fillimin e sulmeve ajrore për të luftuar DEASH-in, ndërsa më 19 janar 2017 miratoi sulmin ajror të avionëve bombardues B-2. Sulmi ajror ku u vranë 80 militantë ishte udhëzimi i fundit i Obamës në lidhje me Libinë.

Jemeni

Menjëherë pas grushtit të kryer në fillim të vitit 2015 në Jemen teksa u shkaktua përhapja e konflikteve në vend, gjithashtu nga kjo situatë u shënuan në nivele të larta dëmtime serioze që elementët Husi dhe elementët e Al Kaedës krijuan për civilët. Në muajin qershor të po të njëjtit vit koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite nisi operacionet në vend kundrejt Husive ku dhe administrata e Obamës i premtoi koalicionit mbështetje logjistike dhe mbështetje ajrore.

Rritja e destabilizimit në vend i shërbeu organziatave terroriste si Al-Kaeda të cilët përfituan territore të reja. Edhe ushtria amerikane me qëllim luftën kundër këtyre organizatave nisi të kryente më shumë sulme ajrore.

Situata në Jemen i cili përballet edhe me varfërinë u përkeqësua edhe më shumë në trekëndëshin Arabi Saudite-Iran-SHBA dhe gjithashtu u lehtësua edhe më shumë fakti që organizatat terroriste të përfitonin më shumë territore. Ndër të tjera ka tërhequr vëmendjen se operacioni i parë që Trump urdhëroi pas ardhjes në detyrë më 20 janar ishte kryerja e një bastisje kundër elementeve të Al-Kaedës në Jemen.

Somalia

Gjithashtu nga destabiliteti nuk ka shpëtuar as Somalia e cila për shkak të pranisë së organizatës terroriste Al-Shabaab është bombarduar vazhdimisht nga qeveria e Obamës. Disktuime ka patur edhe për dhënien e mbështjetjes ndaj okupimit të Somalisë nga Etiopia në vitin 2007 dhe më pas ndërtimi i bazave të reja duke rritur praninë ushtarake në vend nga SHBA-të të cilat kanë kryer një numër të madh të sulmeve ajrore kryesisht me mjete ajrore pa pilot (drone) kundër Al-Shabaab.

Ndërsa Irani dhe Sudani theksohet se gjenden në listën e vendeve për ndalimin e vizës për shkak se ato janë vende që janë në listën e Departamentit të Shtetit si “vende që mbështesin terrorizmin”.

Vendet që gjenden në listë kanë regjistër “të pastër”

Uri Friedman nga revista Atlantik në artikull me temë “terroristët e Amerikës aktualisht nga vijnë?” vërteton se lista e Trumpit për ndalimin e vizave në thelb nuk është një pasqyrim i saktë i tablosë aktuale.

Në këtë artikull thuhet se gjatë viteve 1975-2015 rekordet janë “zero” në lidhje me numrin e personave të vrarë në sulmet e lidhura me terrorizmin në SHBA nga qytetarët e këyre 7 vendeve. Gjithashtu për të njëjtën periudhë theksohet se vetëm 6 iranianë, 6 sudanezë, 2 somalezë, 2 irakianë dhe një nga Jemeni janë dënuar për krime në lidhje me terrorizmin.

Në të njëjtën mënyrë nënvizohet se deri më sot asnjë refugjat sirian nuk ka vrarë ndonjë person në ndonjë sulm terrorist në territorin e Amerikës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit