Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë thënë se mbështesin përpjekjet diplomatike të Turqisë për t’i dhënë fund luftës ruso-ukrainase dhe përpjekjet e saj për të gjetur një mënyrë për të eksportuar ushqim ukrainas.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë thënë se mbështesin përpjekjet diplomatike të Turqisë për t’i dhënë fund luftës ruso-ukrainase dhe përpjekjet e saj për të gjetur një mënyrë për të eksportuar ushqim ukrainas.
Në konferencën e tij të përditshme për shtyp, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price u pyet për vizitën e ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në Turqi më 8 qershor.
“Ne i kuptojmë dhe mbështesim fuqimisht përpjekjet diplomatike të aleatëve tanë turq për të gjetur mënyra për t’i dhënë fund kësaj lufte (e cila po vazhdon që nga 24 shkurti), para së gjithash për të reduktuar dhunën dhe në të njëjtën kohë për të lehtësuar eksportin e produkteve ushqimore ukrainase, përfshirë grurin ukrainas”, tha Ned Price.
Lidhur me kundërshtimin e Turqisë për përfshirjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO, Price tha se këto kundërshtime nuk janë çështje dypalëshe drejtpërdrejt mes Ankarasë dhe Uashingtonit, por diskutohen nga Turqia, Finlanda dhe Suedia, si dhe zyrtarë të lartë të NATO-s.
Zëdhënësi Price tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë konsultimet me Turqinë për këtë çështje.
Ndërkaq përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara ambasadorja Linda Thomas Greenfield, në një konferencë për shtyp në selinë e OKB-së, deklaroi se janë 25 milionë tonë drithë që presin të eksportohen në 84 anije në portet e Ukrainës, ndërsa bëri të ditur se për eksportin e drithit, Rusia duhet të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës dhe Ukraina duhet të bien dakord për të pastruar minat detare në Detin e Zi.
Greenfield deklaroi se kompanitë e transportit nuk janë të gatshme të eksportojnë drithëra dhe plehra nga Rusia, ndërsa shtoi se nuk janë vendosur sanksione ndaj këtyre produkteve.
“Ne jemi të gatshëm të lëshojmë letra mbështetjeje (për kompanitë e transportit detar) për të mbështetur përpjekjet e tyre nëse kjo do të inkurajojë daljen e drithërave nga Rusia” tha ajo.
/trtshqip/