0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

ShBA-të e Gjermania shtetet më të besueshme për tri vendet e Ballkanit, Kosova renditet e pesta në Serbi

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë dy shtetet në të cilat qytetarët e Kosovës kanë më së shumti besim.

Kështu bëhet e ditur sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI).

1520 respodentë nga Kosova që janë anketuar në këtë sondazh, kanë deklaruar se SHBA-të janë shteti të cilit i besojnë më së shumti me 81%, pas saj renditet Gjermania me 76%.

Në vendin e tretë është Shqipëria me 67%, pasuar nga Turqia me 46% dhe Kroacia me 27%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

Ndryshe nga Kosova që besimin e ka në SHBA-të dhe Gjermaninë, fqiu verior Serbia besimin më të madh e ka në Rusinë, ku 58% e qytetarëve kanë deklaruar se kanë besim të plotë te ky shtet, shkruan Telegrafi.

Pas Rusisë, e dyta renditet Kina me 48%, pasuar nga Maqedonia e Veriut e Bosnja dhe Hercegovina me nga 19%. Shteti i pestë në të cilin serbët kanë besim është Kosova me 17%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

Qytetarët serb për dallim nga ata kosovarë kanë shprehur besim më të vogël në SHBA-të dhe Gjermaninë.

Në Mal të Zi, qytetarët besim kanë më shumë në Gjermani me 31%, pastaj në Serbi me 27%, në SHBA-të me 26% dhe në Turqi me 23% e Kinë me 21%.

Malazezët besim në Kosovën dhe Shqipërinë e kanë pothuajse të ngjashëm me 10%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

Edhe Maqedonia e Veriut, sikurse Kosova e Mali i Zi, besimin më të madh e ka në shtetin e Gjermanisë me 47%.

Pas Gjermanisë, për Maqedoninë e Veriut si shteti më i besueshëm renditet Turqia me 44%, Serbia me 34%, dhe SHBA-të e Kroacia me 28%.

Kosova dhe Shqipëria kanë të njëjtën përqindje të besueshmërisë për qytetarët maqedonas me 19%.

Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor/ Burimi: IRI

Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt.

Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Poashtu në sondazh janë përfshirë të gjitha zonat (urbane/rurale) dhe të gjitha grupet etnike. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit