2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA – Stuhi politike në marrëdhëniet mes CIA-s dhe Kongresit

Më të lexuarat

CIA gjendet aktualisht mes një skandali politik në SHBA, pasi është akuzuar se ka shkelur Kushtetutën duke ndërhyrë në kompjuterët që përdoren nga hetuesit parlamentarë, për një çështje të vjetër të teknikave të marrjes në pyetje të përdorura nga agjencia e spiunazhit.

Këto akuza kanë shkaktuar një debat publik shumë të rrallë mes CIA-s dhe Kongresit, ndërkohë që drejtori i agjencisë së spiunazhi, John Brennan, e ka mohuar faktin se po përpiqet të pengojë hetimet e komisionit të zbulimit të Senatit, por pa komentuar faktet në detaj.

“CIA nuk përgjon, në asnjë mënyrë, Komisionin e Zbulimit”, u mbrojt John Brennan, përpara Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë.

Kjo çështje ka disa vite që ka filluar. Që nga viti 2009 deri në vitin 2012, ekspetët e këtij komisioni hetuan për një çështje shumë të nxehtë që kishte të bënte me metodat e forta të marrjes në pyetje të përdorura nga CIA mes viteve 2002 dhe 2006, nën mandatin presidencial të George W. Bush, dhe mes këtyre teknikave përfshihej edhe stimulimi i mbytjes.

Dianne Feinstein, presidente e komisionit dhe një prej personave më të fuqishëm të Kongresit, konfirmoi se CIA kishte ndërhyrë në kompiuterat e hetuesve, të konfirmuara gjithashtu edhe nga rrjedhje informacioni në të shkuarën. Ajo akuzon gjithashtu agjencinë se ka zhdukur shumë dokumente kompromentuese duke hyrë pa autorizim në këto kompiutera.

“Jam shumë e shqetësuar, këto ndërhyrje të CIA-s mund të kenë shkelur parimet e ndarjes së pushteteve të mishëruar në Kushtetutën Amerikane”, tha ajo gjatë një deklarate tronditëse dhe shumë të detajuar.

Sipas asaj, CIA mund të ketë shkelur një dekret që daton që prej vitit 1981 që ndalon agjencinë të kryejë veprime përgjimi në territorin amerikan. Kjo çështje i është dërguar Departamentit të Drejtësisë.

Paralelisht, CIA akuzon komisionin se ka raportuar ilegalisht, në zyrat e Senatit, dokumente konfidenciale, dhe ia ka referuar këtë çështje drejtësisë. Sipas Dianne Feinstein, “kjo është një përpjekje për të na frikësuar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit