4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

SHBA: Serbia po tërhiqet nga kufiri me Kosovën

Më të lexuarat

Beogradi i bindet Ushingtonit mbi trupat e saj ushtarake pranë zonës së nxehtë

Serbia ka filluar të reduktojë praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën, që është një hap pozitiv drejt uljes së tensioneve rajonale, njoftoi të martën administrata e presidentit amerikan Joe Biden.

“Që kur e kemi shpallur publikisht se kemi parë forca serbe në kufi, kemi parë edhe ato të nisin të largohen, dhe kjo është një gjë e mirë. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensioneve,” tha zëdhënësi i Këshilli i Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Kirby javën e kaluar shprehu shqetësimin e Uashingtonit për atë që ai e quajti “një dislokim të madh të trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën”, duke i kërkuar Beogradit të tërheqë forcat e tij.

Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po “monitorojnë vendosjen e madhe ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën” gjatë javës së kaluar, duke përfshirë ndërtimin e artilerisë së avancuar, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë.

Ai shtoi se SHBA-të po punojnë me NATO-n për të zgjidhur çështjen e vendosjes, ndërsa forcat paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO do të rrisin praninë e tyre në veri të Kosovës.

Departamenti i Shtetit njoftoi gjithashtu të martën se tërheqja filloi më 29 shtator.

“Ne presim që Serbia të vazhdojë hapat e de-përshkallëzimit, duke përfshirë tërheqjen e mëtejshme të forcave drejt ose nën normat historike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit