Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar në favor të përshpejtimit të tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani.
Votimi ishte 62:33 për amandamentin joobligues për politikën e mbrojtjes.
Analistët thonë se votimi me gjasë do të dërgoj mesazh të qartë te presidenti Barack Obama dhe ushtria, derisa debatohet ritmi i tërheqjes së 66 mijë trupave nga Afganistani.
Sekretari i mbrojtjes, Leon Panetta, tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbajnë trupat në Afganistan, edhe pas përfundimit të misionit luftarak. /Ind/kohaislame