23.3 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Aplikacioni për bllokimin e reklamave Adblock Plus vjen për Android

Më të lexuarat

Të gjithë e kemi përshtypjen se aplikacionet me reklama janë diçka e bezdisshme.

Asnjëri nuk i pëlqen ato, gjithsesi është diçka e nevojshme për aplikacionet të cilat janë falas.

Adblock Plus, aplikacioni i njohur për bllokimin e reklamave që na ka ndihmuar aq shumë në PC, tani vjen për pajisjet Android dhe është i disponueshëm nëpërmjet Google Play.

Aplikacioni bllokon reklamat në pajisjen tuaj Android. Aplikacioni kërkon Android 2.1 Éclair ose më lartë, gjithsesi ka disa problem me përputhshmërinë të cilat varen nga version i Android.

Më mirë kontrolloni detajet para se ta instaloni. Ky aplikacion do të jetë një lajm i mirë për konsumatorët, ndërsa një lajm i keq për krijuesit e aplikacioneve të ndryshme. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit