1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA: Së shpejti një traget me funksionim ndryshe

Më të lexuarat

Pretendimi se “Sea Change” do të sinjalizojë një ndryshim në çështjet detare

Zona e Gjirit të San Franciskos në SHBA së shpejti do të marrë një traget të ri, i cili do të përdorë qelizat e karburantit me hidrogjen në vend të karburanteve fosile dhe zyrtarët shpresojnë të lënë të kuptohet për një ndryshim në çështjet detare.

I quajtur siç duhet “Sea Change”, trageti 21 metra i gjatë për 75 pasagjerë do të ankorohet në disa vende përgjatë bregut të gjirit, raporton Reuters.

Ai u ndërtua në kantierin detar në Bellingham, Uashington dhe u testua nga Roja Bregdetare e SHBA.

“Ne jemi këtu në ujë me energji të qelizave të karburantit dhe kjo është anija e parë komerciale me këtë sistem shtytës,” tha Pace Ralli, CEO i Switch Maritime.

“Sea Change” është një tjetër industri që po hulumton dhe po përpiqet të aplikojë qelizat e karburantit, të cilat tashmë përdoren në makina, automjete dhe varka rekreative.

Përkrahësit e kësaj teknologjie theksojnë se qelizat e karburantit janë më të pastra se metodat e tjera për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, sepse ato lëshojnë vetëm ujë dhe nxehtësi, por përdorimi i tyre është i kufizuar, për shkak të kostos së lartë dhe vëllimit të sistemit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Ralli tha se anija do të dorëzohet në Zonën e Gjirit të San Franciskos dhe do të fillojë transportimin e pasagjerëve në qershor. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit