4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

SHBA: Rusia përfundimisht përgjegjëse për sulmet kimike në Siri

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po akuzojnë Rusinë se po e ndihmon luftën tashmë disavjeçare në Siri, pra edhe për sulmet e fundit kimike, ku mbetën të vrarë të paktën 70 persona civilë përfshirë dhe fëmijë.

”Përfundimisht, Rusia me mbështetjen e palëkundur të saj ndaj Qeverisë së Sirisë, është përgjegjëse për sulmet e supozuara”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Departamenti i amerikan i Shtetit.

Spokesperson Heather Nauert's Statement on Chemical Attack in Douma.

Ky reagim vjen pas sulmit të fundit që ndodhi në Douma, për të cilin dyshohet se ishte kimik ku si pasojë mbetën të vrarë të paktën 70 persona civilë përfshirë dhe fëmijë.

Ekipi vullnetar i shpëtimit “Hemetat e Bardha” kanë publikuar imazhe të viktimave. Ky grup thotë se numri i viktimave mund të rritet, transmeton BBC.

Qeveria siriane i ka quajtur pretendimet për sulm kimik si “fabrikim”.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara thanë janë duke monituar nga afër raportimet “shqetësuese” për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga forcat e qeverisë siriane dhe Rusia, duke shtuar se ata do të mbahen përgjegjës nëse vërtetohet se janë kryer sulme me armë kimike.

“Historiku i qeverisë siriane në përdorimin e armëve kimike ndaj popullit të vetë nuk vihet në diskutim”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Neurte.

“Rusia, me mbështetjen e saj të palëkundur për regjimin, në fund të fundit mban përgjegjësi për sulmet ndaj sirianëve me armë kimike”, ka thënë ajo.

“Duke mbrojtur Sirinë, Rusia ka shkelur obligimet e saj ndaj Kombeve të Bashkuara”.

Neurte ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë që t’i japë fund kësaj mbështetjeje të pamatur dhe të punojë me bashkësinë ndërkombëtare që të parandalojë sulme të tjera me armë kimike”.

Media shtetërore siriane ka mohuar raportimet se forcat qeveritare kanë kryer sulme kimike dhe ka thënë se rebelët në Duma po përhapim lajme të rreme.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit