15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Pse e la punën truproja e Erdogani?

Më të lexuarat

Një ditë gjatë namazit të xhumasë ishim në Edirnekapi, tek xhamia e Sultaneshës Mihrimah, aty takova një shokun tim (Mehmetin), i cili punonte si truprojë i Tajip Erdoganit, u shpreh njëri nga policët e qytetit dhe më pas vazhdon…

Pasi që e përshëndeta Mehmetin, pyetëm njëri tjetrin, me shumë dashuri për jetën, familjen duke vazhduar pyeta se ç’kërkon ne Edirnekapi mos vallë punon këtu?

Ai më tha: jo, jemi vetëm për kohë të namazit, pres të del nga xhamia Presidenti Erdogan dhe vazhdojmë udhëtimin.

Mehmeti 26 vjeçar është një djalë shumë trim, guximtar, i ri në moshë, i vendosur dhe mbi të gjitha praktikues i fesë islame.

Por, atë ditë duke vazhduar bisedën më tha, që do të jepte DORËHEQJE nga puna!!! Nexhipi (shoku ynë) dhe unë u drejtuam me këto fjalë: çka mendon se je duke bërë, sa mirë je gjithmonë afër Presidentit, je krahu i tij, fiton qindra dua në ditë nga njerëzit, miliona njerëz luten të jenë në vendin tënd?!

Mehmeti u përgjigj: Vëlla jam duke dalë nga vetja, s’mund të duroj më, ky njeri (Erdogani) ndonjë ditë fle 2 ose 3 orë, ndonjë ditë as 2 orë, nuk ka ditë dhe natë për të, për çdo ditë s’paku nga 2 qytete i vizitojmë, në çdo të tretën ditë jemi jashtë vendit.

Gjithmonë, ka plane dhe projekte të reja, në vazhdimësi vijnë udhëheqës së shteteve të ndryshme, nganjëherë shkon në shtëpi vetëm për 2-3 orë, ne duke menduar se ka rënë të fle ai bisedon në telefon ose me shefin e shtabit ose me (ish) nënsekretarin e shërbimit sekret Hakan Fidanin. Në çdo mbrëmje nuk ka gjumë për asnjë nëpunës shteti, bën video telekonferenca, ka një energji për nxitje saqë nuk di të qëndroj në një vend.

Nuk mund t’i jap përgjigje trupit tim, familjes, fëmijëve ua kam harruar fytyrat, nuk më ka mbetur diçka private në jetën time, këtë vazhdimësi asnjë njeri normal nuk mund ta duroj.

Sa i përket Erdoganit, ai ndoshta 30 vite e ka të njëjtën tempo, cili shpirt mund të duroj me tempon e tij? Nëse njihni dikën më tregoni, ju lutem?

Pothuajse në tërë botën kështu lider punëtor, punëdashës, oficer, tregtar, agronom unë nuk kam parë, nëse ka, atëherë më tregoni?

Unë me Nexhipin shikuam njëri-tjetrin dhe mbetëm të shtangur duke mos na ngelur diç për të thënë përpos fjalëve: mendohu mirë ngase ai është shpresa e të shtypurve, ai është shpresa e muslimanëve, mendohu mirë…, rrëfehet njeriu që bisedoi me truprojën e presidentit turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit