-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

SHBA, punëtorët në New York marshojnë për Gazën

Më të lexuarat

Protestuesit marshuan drejt qendrës së përgjithshme të AIPAC-ut, “organizata lobuese hebreje” më e fuqishme në vend, dhe kërkuan që në Gaza të zbatohet menjëherë armëpushim

Mijëra punëtorë, përfshirë në mesin e tyre edhe palestinezë dhe hebrenj pro paqes, protestuan kundër sulmeve të Izraelit në Gaza duke marshuar drejt qendrës së përgjithshme të Komitetit Amerikan i Çështjeve Publike të Izraelit (AIPAC), “organizata lobuese hebreje” më e fuqishme në vend, raporton Anadolu.

Mijëra punëtorë, përfshirë hebrenj dhe palestinezë, u mblodhën para Bibliotekës së New Yorkut.

Protestuesit marshuan drejt qendrës së përgjithshme të AIPAC-ut, “organizata lobuese hebreje” më e fuqishme në vend, dhe kërkuan që në Gaza të zbatohet menjëherë armëpushim.

Pjesëmarrësit protestuan ndaj politikanëve që marrin donacione nga AIPAC me arsyen se ofrojnë mbështetje ndaj gjenocidit të Izraelit në Palestinë.

Duke kërkuar nga anëtarët e Kongresit që të ndalojnë marrjen donacioneve nga lobuesit proizraelitë, protestuesit po ashtu kërkuan që të zbatohet menjëherë armëpushim në luftën e Izraelit të mbështetur nga SHBA-ja kundrejt Gazës.

Gjithashtu protestuesit pretenduan se senatorët Chuck Schumer dhe Kirsten Gillibrand, si dhe lideri i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, të cilët marrin donacione të mëdha nga AIPAC, janë bashkëpunëtorë në gjenocidin në Gaza.

Duke brohoritur me sloganet “Ndaloni bombat” dhe “Menjëherë armëpushim”, protestuesit paraqitën me projektor në zyrën e AIPAC-ut në Manhattan emrat e politikanëve dhe donacionet që ata kanë marrë.

Në anën tjetër, edhe një grup proizraelit brohoriti me sloganet “Jo armëpushimit”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, muajin e kaluar kërkoi nga Kongresi 14,3 miliardë shtesë për ndihmë ushtarake për Izraelin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit