Presidenti Recep Tayyip Erdogan ndodhet në Nju-Jork për pjesëmarrje në punimet e 72-ta të asamblesë së përgjithshme të OKB-së.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i ndodhur në Nju-Jork për pjesëmarrje në punimet e 72-ta të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, u prit me entuziazëm nga qytetarët turq rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Turma, e cila në duar mbante pankarta me mbishkrime, “Mirë se erdhe lider i besueshëm”, “Njeriu i popullit”, “Faleminderit për mbrojtjen e refugjatëve sirianë”, “Betohemi se do ti bezdisim ata, të cilët e bezdisin liderin tonë”, dashurinë e tyre ndaj Presidentit Erdogan e shfaqën duke e valëvitur një flamur të madh turk.
Presidenti Erdogan përshëndeti turmën e mbledhur dhe u fotografua dhe bisedoi me disa qytetarë të pranishëm.