0.3 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

SHBA: Policia kufitare ndalojnë djalin e Muhammad Ali, e pyesin ‘A je mysliman?’

Më të lexuarat

I biri i legjendës së boksit botëror, Muhammad Ali, është ndaluar nga zyrtarët e emigrimit në aeroportin e Floridës, ku u mor në pyetje rreth fesë dhe origjinës.
Ali Jr.,44-vjeçar, i cili e ka konfirmuar se është mysliman, u mbajt për rreth dy ore, edhe pse u kishte thënë zyrtarëve se është i biri i Ali-s, dhe qytetar vendas i lindur në SHBA, njofton Chris Mancini, familjar dhe avokat i tij.

Duke u kthyer nga ngjarja “Muaji i Historisë së Personave me Ngjyrë” në Xhamajka, Muhammad Ali Jr dhe nëna e tij, Khalilah Camchao Ali, u tërhoqën mënjanë dhe u ndanë nga njëri-tjetri më 7 shkurt në pikën kontrolluese të emigrantëve në Aeroportin Ndërkombëtar :Fort Launderdale-Hollywood”, ka thënë Mancini.

Camacho Ali u lirua pak kohë më pas pasi që ua kishte treguar autoriteteve një fotografi të veten me ish-burrin, kampionin e dikurshëm të kategorisë së rëndë. Por, Ali Jr. nuk kishte foto të babait të vet me famë botërore.

Kjo ishte hera e parë që Ali Jr. dhe nëna e tij janë pyetur nëse janë myslimanë kur janë rifutur në Shtetet e Bashkuara, ka thënë Mancini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit