1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

SHBA po heton sulmet e Izraelit që kanë shkaktuar vrasjen e civilëve

Më të lexuarat

Hetimi synon të përcaktojë nëse armët që SHBA-ja i ka dhënë Izraelit janë përdorur apo jo në mënyrë të papërshtatshme për të vrarë civilët

Departamenti i Shtetit të SHBA-së po heton sulmet ajrore të Izraelit që kanë shkaktuar vdekjet e dhjetëra civilëve në Rripin e Gazës dhe pretendimet se ai ka përdorur fosfor të bardhë në Liban, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Wall Street Journal” të cilin e bazon në zyrtarët amerikanë, hetimi synon të përcaktojë nëse armët që SHBA-ja i ka dhënë Izraelit janë përdorur apo jo në mënyrë të papërshtatshme për të vrarë civilët.

“Zyrtarët po hetojnë sulmin ajror të kryer ndaj kampit të refugjatëve Jabalia më 31 tetor dhe i cili shkaktoi vdekjen e mbi 125 personave”, thuhet në lajmin në të cilin bëhet e ditur se inspektorët dyshojnë se Izraeli ka përdorur në sulm bombën rreth 907 kilogramëshe e cila mund të jetë furnizuar nga SHBA-ja.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me raportin, konfirmoi se Departamenti ka shqyrtuar raportet lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ngjarjet ku janë dëmtuar civilët përmes procesit CHIRG (Udhëzime për Reagim ndaj Incidenteve të Dëmtimeve të Civilëve).

Miller nuk dha informacion rreth ngjarjeve që mund të jenë nën hetim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit