1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

SHBA përsëri bllokon deklaratën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Izraelin dhe Gazën

Më të lexuarat

SHBA përsëri ka bllokuar një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi dhunën spirale në Rripin e Gazës dhe Izrael përderisa Tel Avivi vazhdon ofensivën e saj në enklavën bregdetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një takimi emergjent të djeshëm, Kina, Norvegjia dhe Tunizia paraqitën një draft-deklaratë që bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Diplomatët që folën me AA në kushte anonimiteti, konfirmuan se SHBA bllokoi miratimin e një deklarate të tillë për herë të tretë brenda një jave.

Anëtarët e këshillit kishin kohë deri në mesditën e sotme për të negociuar deklaratën.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që nga java e kaluar, të paktën 212 palestinezë janë vrarë, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra. Mbi 1.300 persona po ashtu janë plagosur dhe dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar ose janë dëmtuar në sulmet izraelite.

Dhjetë izraelitë po ashtu janë vrarë nga raketat palestineze të lëshuara nga Rripi i Gazës në Izrael.

Tensionet e fundit që filluan gjatë muajit të Ramazanit në Kudsin Lindor u përhapën në Gaza si rezultat i sulmeve izraelite ndaj besimtarëve muslimanë në xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit