-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA përgjegjëse për vdekjen e mijëra civilëve në Siri

Më të lexuarat

Një raport i Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tha se nga 23 shtatori i vitit 2014 forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja vranë mbi 3 mijë civilë me preteksin e luftimit të terrorizmit

SHBA dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar që ajo udhëheq po mbahen përgjegjëse për vdekjen e mijëra civilëve në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi i lëshuar dje nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së se ata urdhëruan një hetim për sulmin ajror të 18 marsit të vitit 2019 në qytetin sirian Baghuz, që vrau dhjetëra civilë, solli në sipërfaqe krime të tjera të kryera kundër civilëve në Siri nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, që filluan një ndërhyrje ushtarake në Siri më 23 shtator të vitit 2014 duke përdorur si justifikim luftimin e grupit terrorist DEASH, vepruan në partneritet me grupin terrorist YPG/PKK dhe bombarduan, shkolla, xhami dhe shumë zona të tjera civile.

Një raport i Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tha se nga 23 shtatori i vitit 2014 forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja vranë mbi 3 mijë civilë me preteksin e luftimit të terrorizmit.

Sipas raportit, gjatë gjashtë viteve të paktën 172 masakra (sulme në të cilat u vranë të paktën pesë persona) u kryen nga forcat e koalicionit.

Forcat e koalicionit kryen më shumë se 180 sulme në rajonet ku jetojnë civilë, përfshirë në shkolla, qendra shëndetësore, xhami dhe pazare.

Mbi 500 mijë civilë emigruan dhe mbetën të pastrehë gjatë sulmeve të SHBA-së dhe koalicionit.

Duke deklaruar në vitin 2019 se arritën fitore kundër DEASH-it në Siri, SHBA la menaxhimin e rajoneve nga të cilat DEASH-i ishte tërhequr tek grupi terrorist YPG/PKK.

Forcat e SHBA-së dhe të koalicionit nuk u paguan as dëmshpërblim civilëve që vranë apo të atyre të cilëve ua bombarduan shtëpitë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Turqia ka protestuar në mënyrë të përsëritur se SHBA po punon dhe mbështet YPG/PKK-në terroriste, duke theksuar se përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar gjoja një grup tjetër terrorist nuk ka kuptim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit