Udhëtarët në Shtetet e Bashkuara së shpejti do të lejohen, që të përdorin pajisje elektronike mobile gjatë fluturimeve me aeroplanë, por do të ketë edhe disa kufizime.
Rregullat e reja, që janë publikuar dje nga Administrata Federale e Aviacionit, i zëvendësojnë rregullat e deritashme, gati 50 vjeçare, me të cilat ndalohej përdorimi i pajisjeve elektronike gjatë ngritjes dhe aterimeve, dhe do të mund të zbatohen në fluturimet në Shtetet e Bashkuara, deri në fund të këtij viti.
Sipas ndryshimeve, udhëtarët mund të lexojnë, luajnë lojëra, shikojnë filma dhe mund të dëgjojnë audio inxhizime.
Lidhja me Internet ende do të jetë e ndaluar nën një lartësi prej 3047 metrash. Poashtu, nuk lejohen edhe thirrjet me telefona mobilë.