16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Aeroplanët izraelitë kanë sulmuar në Siri

Më të lexuarat

Raportohet se aeroplanët luftartakë izraelitë kanë sulmuar brenda Sirisë, megjithqë Izraeli ka refuzuar ta konfirmoj çfarëdo sulmi.

Raportet e mbrëmshme në media theksonin se aeroplanët e Izraelit e kishin në shënjestër një bazë ushtarake afër qytetit – port Latakia në Siri.

Forcat opozitare siriane kanë thënë se në këtë bazë gjendeshin raketat e prodhimit rus.

Rrjeti televiziv CNN, duke e cituar një zyrtar të paemëruar të Shteteve të Bashkuara, ka thënë se Izraeli besonte se raketat kanë mundur të transferohen te militantët libanezë të Hezbollahut.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, ka raportuar se ka ndodhur një eksplodim i fuqishëm në bazën ajrore afër qytetit Latakia.

Ushtria e Libanit ka thënë se gjashtë aeroplanë luftarakë izraelitë kanë fluturuar mbi territorin e Libanit, ditën e mërkurë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit