0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SHBA nuk do të bëhet pengesë për bankat që duan të bëjnë biznes me Iranin

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u ka thënë udhëheqësve të lartë të bankave se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen pengesë nëse ato duan të bëjnë biznes me Iranin.

Kerry, gjatë një takimi me udhëheqësit e bankave evropiane në Londër, tha se kreditorët nuk do të penalizohen për biznes të ligjshëm me Iranin, pasi shumica e sanksioneve globale janë larguar pas marrëveshjes bërthamore, të nënshkuar mes Teheranit dhe fuqive botërore.

Bankat kryesore britanike morën pjesë në takim, përfshirë Barclays, HSBC, dhe Standard Chartered, e po ashtu edhe banka të tjera evropiane.

Kerry tha se Uashingtoni dëshiron ta qartësojë faktin që përderisa bankat bëjnë “biznes të kujdesshëm” dhe e dinë se me kend po bëjnë biznes, atëherë ato nuk do të mbahen për një standard të padefinuar apo të papërshtatshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit