10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Mustafa: Komunat rol të rëndësishëm në përfarimin e Kosovës me BE-në

Më të lexuarat

Komunat kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm të përafrimit të Kosovës me proceset integrueseevropiane, ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa. Sipas tij, roli i komunave veçmas ishte i theksuar në përmbushjen e detyrave dhe kritereve për liberalizimin e vizave.

Këto komente, Mustafa i ka bërë në konferencën “Orientimet Strategjike për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026”, organizuar nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE.

“Si Kosovë, kemi arritur mjaft shumë gjatë këtij mandati; kemi nënshkruar MSA-në, që është marrëveshja e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, e cila hyri në fuqi me 1 prill të këtij viti, jemi përfshirë në programin e Korporatës së Sidave të Mileniumit të SHBA-së, që mundëson qindra miliona dollarë investime në Kosovë për një periudhë të ardhshme kohore, kemi marrë rekomandimin për liberalizim të vizave. Nuk është me rëndësi të vogël anëtarësimi ynë në UEFA dhe pritjet reale që sot ose nesër do të anëtarësohemi edhe në FIFA”, ka thënë Mustafa.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger, deputetë, kryetarë të komunave dhe përfaqësues të tjerë politikë e institucionalë në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit