Policia amerikane ka gjetur të vdekur 5 fëmijë të vegjël dhe një burrë, ndërsa autor i krimit makabër dyshohet të jetë nëna e fëmijëve.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në shtëpinë e gruas së dyshyar në Atlanta, më saktësisht në rajonin Lohanville.
Policia njofton se gruaja është arrestuar nga policia, dhe ajo gjendet në ambientet e paraburgimit.
Ekspertët mekësorë kanë konfirmuar se vrasja është kryer me thikë, por ende nuk kanë dhënë deklarata finale lidhur me vrasjen e pesëfishtë.
Ndërkohë mësohet se edhe fëmija i pestë ndodhet në spital, me lëndime serioze.
motivi i krimit ende nuk është i qartë, dhe autoritetet nuk e kanë bërë të ditur as moshën e femijëve. Nuk ka pasur konfirmime nëse burri i vrarë është babi i fëmijës, apo kishte lidhje tjetër me autoren e krimit. /MESAZHI/