Gynaj Evinç (Günay Evinch), bashkëkryesuesi i Komitetit Drejtues Turko-Amerikan (TASC) bëri të ditur se disa provokatorë arritën të futen brenda dhe të protestojnë gjatë fjalimit të Presidentit Erdoan.
anë ndaluar katër pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, të cilët hapën pankartë dhe hodhën slogane gjatë fjalimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Nju-Jork (New York) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Gynaj Evinç (Günay Evinch), bashkëkryetari i Komitetit Drejtues Turko-Amerikan (TASC) bëri të ditur që edhe pse takimi “Turko-amerikan dhe me komunitetin mysliman të Amerikës” është mbajtur në një sallë të veçantë disa provokatorë arritën të futen brenda dhe të protestojnë gjatë fjalimit të Presidentit Erdoan.
Evinç tha se forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa shtoi se sipas informatave të marra nga policia 4 anëtarë të YPG-së janë ndaluar në polici.
Ai shpjegoi se kanë filluar përgatitjet për ngritjen e padive kundër këtyre provokatorëve, ndërsa shtoi se këta persona sipas ligjit federal do të gjykohen për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, hyrje pa leje në pronë private dhe për krime ndaj presidentit të shtetit.
Duke e bërë të ditur se Komiteti TASC do të monitoroj nga afër çështjen, Evinç tha se gjatë procesit gjyqësor do të bëjnë atë që është e nevojshme që të ndëshkohet ky akt i kryer ndaj organizimeve të tyre, lirisë së shprehjes dhe rendit publik.
Ndërkohë Presidenti Erdogan gjatë fjalimit të tij të mbajtur në takim rikujtoi se në të katër anët e botës jetojnë afërsisht 6 milionë qytetarë turq, ndërsa shtoi se amerikanët turq, të cilët janë integruar në shoqëri, janë një fitim i rëndësishëm për Turqinë.
“Pritshmëritë kryesore prej jush janë që përveç bashkëjetesës në harmoni me komunitetet tjera amerikane, të merrni pjesë në mënyrë aktive edhe në jetën sociale dhe politike këtu”, deklaroi Erdoan.
Ai preku edhe në operacionet ndaj organizatës terroriste DAESH ku tha se në zonat ku janë zhvilluar operacionet e Turqisë kundër kësaj organizate janë neutralizuar mbi 3 mijë terroristë pjesëtarë të DAESH-it.
“Unë iu drejtohem edhe miqve tanë amerikan dhe i pyes; Sa terroristë të DAESH-it keni neutralizuar deri më sot? Natyrisht që dëshira e jonë ishte që operacioni në Rakka të mos ndërmerret me PYD dhe YPG-në, por me Forcat e Armatosura të Turqisë, Ushtrinë e Lirë Siriane, Amerikën dhe forcat e koalicionit dhe ta zhdukim DAESH-in përgjithmonë”, deklaroi ndër të tjera Erdoan.