0.1 C
Pristina
Monday, November 11, 2024

SHBA me ndihma humanitare për Afganistanin

Më të lexuarat

“Kur bëhet fjalë për ndihmë humanitare, SHBA-ja është një lider global në sigurimin e ndihmës humanitare për popullin e Afganistanit”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) do të vazhdojnë dërgimin e ndihmave humanitare për Afganistanin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në Tolo News, Price në një konferencë për shtyp theksoi se SHBA-ja vepron si një lider globale në sigurimin e mbështetje humanitare për popullin afgan. Price ka theksuar se Washingtoni është në dijeni të situatës në Afganistan.

“Kur bëhet fjalë për ndihmë humanitare, SHBA-ja është një lider global në sigurimin e ndihmës humanitare për popullin e Afganistanit. Vetëm që nga gushti e deri më tani kemi kryer një ndihmë prej 208 milionë dollarë, ndërsa përgjatë gjithë vitit rreth 475 milionë dollarë ndihmë”, është shprehur Price.

SHBA-ja punon me Kombet e Bashkuara për të ndihmuar që populli i Afganistanit të kapërcejë vështirësitë financiare me të cilat përballet kryesisht në muajt e dimrit, tha Price, i cili shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë premtimin e saj për zhvendosjen e afganëve që ndodhen nën rrezik dhe se ajo do të përmbushë angazhimet e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit