Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave të Shëndetit (NCHS), në periudhën janar-prill në SHBA janë regjistruar 1 milion vdekje, 230 mijë prej tyre si pasojë e sulmit në zemër, shkroi gazeta WSJ
New York
Pavarsisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) që vazhdon në SHBA, raportohet se sulmi në zemër është arsyeja më kryesore e vdekjeve në gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në gazetën Wall Street Journal (WSJ), në vitin 2020, deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën nga sulmi në zemër është tri herë më i lartë se i vdekjeve për shkak të COVID-19.
Në lajmin i cili bazohet në statistikat për vdekjet të Qendrës Kombëtare të Statistikave të Shëndetit (NCHS), thuhet se në periudhën janar-prill në SHBA janë regjistruar 1 milion vdekje, 230 mijë prej tyre si pasojë e sulmit në zemër
Ndërkohë, në mesin e vdekjeve më kryesoret janë 200 mijë nga kanceri, 75 mijë nga COVID-19, 61 mijë nga shqetësime të frymëmarrjes kronike, 55 mijë nga aksidentet dhe 52 mijë nga paraliza.
Teksa vihet në dukje se është e vështirë të mbilidhen dhe krahasohen të gjitha shkaqet e vdekjes nën një kategori të caktuar, në lajm tërhiqet vëmendja se që nga muaji janar në vend janë regjistruar më shumë se 66 mijë vdekje “të tepërta”.
Një zyrtar i NCHS-së ka bërë të ditur se të dhënat në fjalë janë formuar mbi certifikatat zyrtare të vdekjeve dhe se shifrat në fjalë mund të jenë të ulëta për shkak se zgjat dhjetë javë arritja e këtyre certikfikatave tek ata.