-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHBA, mbështetësit pro-palestinezë protestojnë kundër aktivitetit për Kamala Harris

Më të lexuarat

Grupi i aktivistëve mbështetës të Palestinës, u mblodh para ndërtesës ku u mbajt aktiviteti i donacionit të organizuar nga fushata zgjedhore e Partisë Demokratike dhe kritikoi Harrisin për indiferentizëm ndaj vrasjeve të civilëve në Gaza

Një aktivitet donacioni i mbajtur në New York për zv.presidenten e SHBA-së, Kamala Harris, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, u protestua nga aktivistët mbështetës të Palestinës, transmeton Anadolu.

Grupi me njerëz që u mblodh para ndërtesës ku u mbajt aktiviteti i donacionit të organizuar nga fushata zgjedhore e Partisë Demokratike në Manhattan, kritikoi Harrisin për indiferentizëm ndaj vrasjeve të civilëve në Gaza si dhe torturave dhe përdhunimeve të kryera nda të burgosurve palestinezë.

Qindra aktivistë që morën pjesë në protestën e organizuar nga organizata joqeveritare “Brenda jetës tonë” (Within Our Lifetime) u mblodhën në kryqëzimin e Rrugës 135 dhe Broadway Street dhe brohoritën me parulla dhe u përpoqën që zëri i tyre të dëgjohej nga pjesëmarrësit në programin e donacioneve të mbajtur në një ndërtesë në të njëjtën zonë.

Grupi brohoriti në rrugë me sloganet “Palestina e lirë” dhe “Gaza” dhe në duar mbajtën pankarta me mbishkrimet “Në Palestinë ka gjenocid” dhe “Ndaloni mbështetjen e armëve për gjenocidin”.

Ndërsa ndërtesa ku u mbajt aktiviteti i Partisë Demokratike ruhej nga një ekip i madh policie, disa protestues që arritën të depërtonin në mbledhjen e fondeve u nxorën jashtë me forcë.

Mbështetësit palestinezë në ekranet e lëvizshëm që u transportuan me kamionë shfaqën gjithashtu informacionet se Kamala Harris “kujdeset vetëm për Izraelin dhe jo popullin amerikan, se SHBA-ja miratoi 20 miliardë dollarë shitje armësh për Izraelin dhe se Kamala Harris mori 5.395.227 dollarë ndihmë nga lobet pro-izraelite”.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit