3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024


SHBA lë Izraelin të “luftojë me thonj” në Rafah?!

Më të lexuarat

Ndalesë amerikane me armë për shtetin sionist, mes moralitetit dhe amoralitetit politik

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka ndaluar një dërgesë armësh në Izrael javën e kaluar si kundërshtim ndaj lëvizjeve të dukshme të izraelitëve për të pushtuar qytetin jugor të Gazës, Rafah, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Biden është përpjekur të parandalojë një sulm të plotë nga izraelitët kundër Rafahut, ku qindra mijëra palestinezë kanë gjeetur strehim nga luftimet në pjesët e tjera të  Gazës.

Agjencitë e lajmeve AFP, Associated Press dhe Reuters raportuan të martën nga disa zyrtarë të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara duke thënë se SHBA-të filluan të “shqyrtojë me kujdes transferimet e propozuara të armëve të veçanta drejt Izraelit, të cilat mund të përdoreshin në Rafah” në prill, kur u duk se Izraeli se ishte gati të merrte një vendimi për sulmin.

“Si rezultat i atij rishikimi, ne kemi ndalur një dërgesë armësh javën e kaluar. Ajo përbëhet nga bomba 1,800 2,000-lb (900 kg) dhe nga bomba 1,700 500-lb (225 kg)”, tha zyrtari.

“Ne jemi të fokusuar veçanërisht në përdorimin përfundimtar të bombave 900 kg dhe ndikimin që ato mund të kenë në mjedise të dendura urbane siç kemi parë në pjesë të tjera të Gazës. Ne nuk kemi bërë një përcaktim përfundimtar se si do të vazhdojmë me këtë dërgesë”, citohet të ketë thënë zyrtari. Agjencitë e lajmeve thanë se ai foli në kushte anonimiteti duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes.

Reuters raportoi se katër burime thanë se dërgesat, të cilat janë vonuar për të paktën dy javë, përfshinin Municionet e Përbashkëta të Sulmit Direkt (JDAM) të prodhuara nga Boeing, të cilat vendosin sisteme udhëzuese precize mbi bomba, si dhe bomba me diametër të vogël.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, Wall Street Journal raportoi më herët të martën se SHBA kishte vonuar dërgimin e rreth 6,500 JDAM-ve.

Kjo vonesë ndodh në një kohë kur Uashingtoni po i bën presion publikisht Izraelit që ta shtyjë ofensivën e planifikuar në Rafah derisa të ketë ndërmarrë hapa për të shmangur viktimat civile.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk pranuan të komentojnë mbi vonesat e dërgesës.

Ndalimi i armëve drejt Izraelit

Biden pati të hënën një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ku theksoi kundërshtimin e SHBA-ve ndaj një ofensive tokësore në Rafah, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Por në orët e para të së martës, vetëm disa orë pasi Hamasi, grupi që drejton Gazën, tha se kishte pranuar një propozim armëpushimi të paraqitur nga ndërmjetësit ndërkombëtarë, forcat izraelite morën kontrollin e kalimit kufitar në Rafah.

Pa adresuar nëse kishte pasur një pengesë në dërgesat e armëve, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre ripohoi se angazhimi i Uashingtonit për sigurinë e Izraelit ishte “i hekurt”.

Megjithatë, e pyetur në lidhje me raportet mbi vonesat e armëve, ajo shtoi: “Dy gjëra mund të jenë të vërteta, në kuptimin e të paturit të atyre bisedave, bisedat e ashpra dhe të drejtpërdrejta me homologët tanë në Izrael … për t’u siguruar që jetët e qytetarëve janë të mbrojtura … dhe të sigurohemi që ta arrijmë atë angazhim.”

Pentagoni tha të hënën se nuk kishte pasur një vendim politik për të ndaluar armët nga Izraeli, aleati më i afërt i SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Kalimi i Rafahut është vendimtar si për ndihmat humanitare ashtu edhe si rrugë shpëtimi për ata që mund të ikin drejt Egjiptit. Rreth 1.4 milionë palestinezë, duke përfshirë më shumë se 600,000 fëmijë, janë strehuar në qytetin jugor. Ndërkohë që Kombet e Bashkuara, SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare humanitare kanë paralajmëruar se një sulm do të ishte katastrofik.

Lufta e Izraelit në Gaza ka lënë shumë nga 2.3 milionë banorët e Gazës në prag të urisë dhe ka çuar në protesta në SHBA dhe vende të tjera duke kërkuar që universitetet dhe Biden të tërhiqnin mbështetjen për Izraelin – duke përfshirë sigurimin e armatimit.

Një zyrtar i lartë izraelit, duke folur për Reuters në kushte anonimiteti, nuk konfirmoi ndonjë anulim specifik në furnizimet me armë, por thjesht iu shmang përgjigjes duke thënë: “Siç ka thënë tashmë kryeministri, nëse do të na duhet të luftojmë me thonj, atëherë ne do të bëjmë atë që është e nevojshme.” /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit