I dërguari Escobar, reagim pas dorëheqjes së njeriut të sanksionuar të “Botës Serbe”
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, dha një vlerësim për të.
“Qëndrimi ynë për zotin Vulin është shumë i qartë: ai ka qenë një figurë shumë destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë dhe ju e dini se sanksionet tona u bazuan në këtë,” tha ai në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës.
“Pozicioni ynë për zotin Vulin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet amerikane. Ne presim të vazhdojmë të thellojmë partneritetin tonë me Serbinë në rrugën drejt integrimit të saj të plotë në Evropë dhe komunitetin euroatlantik”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Ambasada Amerikane në Beograd.
Në korrik, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Vulinit për përfshirjen e tij në krimin transnacional, operacionet e paligjshme të drogës, korrupsionin dhe zgjerimin e ndikimit rus në Ballkan.
Vulin tha se SHBA donte kokën e tij dhe ndaj ai po jepte dorëhqjen. /tesheshi.com/