2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

SHBA-ja vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB

Më të lexuarat

Për projektrezolutën kishte 12 vota pro dhe dy abstenime, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicrën

Shtetet e Bashkuara vendosën veto ndaj një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten që kërkonte anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, raporton Anadolu.

Këshilli prej 15 anëtarësh u mblodh në New York për të votuar një projektrezolutë të përgatitur nga Algjeria që rekomandon pranimin e Shtetit të Palestinës për anëtarësim në OKB.

Për projektrezolutën kishte 12 vota pro dhe dy abstenime, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicrën.

Përpara votimit, i dërguari i Algjerisë në OKB, Amar Bendjama, tha se është koha që Palestina të zërë vendin e saj të merituar midis komunitetit të kombeve dhe se kërkimi i anëtarësimit në OKB është një shprehje themelore e vetëvendosjes palestineze.

“Sot, thirrja e historisë kumbon edhe një herë. Dhe është nderi im të paraqes para Këshillit rekomandimin për të pranuar Shtetin e Palestinës si anëtar të plotë të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

“Është një hap kritik drejt korrigjimit të një padrejtësie të gjatë”, tha Bendjama, duke i kërkuar çdo anëtari të mbështesë rezolutën.

Palestina u pranua si shtet vëzhgues i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2012, duke i lejuar të dërguarit të saj të merrte pjesë në debate dhe organizata të OKB-së, por pa votim.

Shtetet pranohen në anëtarësim në OKB me vendim të Asamblesë së Përgjithshme me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit, sipas Kartës së OKB-së.

Për të kaluar, një rezolutë e këshillit ka nevojë për të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga anëtarët e përhershëm – SHBA-ja, Britania, Franca, Rusia ose Kina.

Kërkesa e Palestinës për anëtarësim të plotë në OKB vjen në mes të ofensivës vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar, e cila ka vrarë afro 34.000 palestinezë.
\AA\

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit