0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

SHBA-ja synon ta “fortifikojë” Ballkanin Perëndimor

Më të lexuarat

Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, u miratua nga Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan dhe iu dërgua Senatit për shqyrtim. Masa vjen në kohën e “ankthit të shtuar në SHBA” për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, thonë analistët.

Kjo pasi jo më larg se muajin e kaluar inteligjenca amerikane publikoi një raport ku tha se Ballkani Perëndimor ka gjasa të përballet me rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndër etnike gjatë vitit 2024, shkruan REL.

Raporti i zyrës së drejtorit të Inteligjencës kombëtare të SHBA-së paralajmëroi se udhëheqësit nacionalistë të Ballkanit ka të ngjarë t’i përkeqësojnë tensionet për avantazhin e tyre politik, ndërkohë që aktorët e jashtëm përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të ruajtur ndikimin e tyre në rajon. /Rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit