Në Shtetet e Bashkuara, numri i infeksioneve me coronavirus është rritur rreth 11 për qind nga java e kaluar, kryesisht midis të pavaksinuarve, thanë zyrtarët, ndërsa varianti shumë ngjitës delta po bëhet mbizotërues në vend.
Rreth 93 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve të infektimit në ditët e fundit është regjistruar në rrethe ku shkalla e vaksinimit është më e ulët se 40 për qind, tha drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky.
Të dhënat nga muajt e fundit tregojnë se 99.5 për qind e vdekjeve janë raportuar në njerëz të pavaksinuar, shtoi ajo, raporton reuters.
“Ta themi thjesht – në zonat me një normë të ulët vaksinimi, numri i shtrimeve në spital po rritet”, theksoi Walensky.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan në fillim të kësaj jave se varianti delta është bërë mbizotërues në Shtetet e Bashkuara. Ky variant shumë ngjitës është dominues edhe në vendet e tjera të botës. /Telegrafi/