-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

ShBA-ja mbylli ambasadën në Kiev për shkak të një sulmi ajror të mundshëm

Më të lexuarat

“Ambasada do të mbyllet për arsye sigurie, dhe punonjësve të saj u këshillohet të strehohen në një vend të sigurt,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Seksioni konsullor i Departamentit të Shtetit Amerikan ka njoftuar se Ambasada Amerikane në Kiev do të mbyllet të mërkurën, më 20 nëntor, pas informacioneve për një sulm ajror të mundshëm me përmasa të mëdha.

“Ambasada do të mbyllet për arsye sigurie, dhe punonjësve të saj u këshillohet të strehohen në një vend të sigurt,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Gjithashtu, ambasada u ka sugjeruar shtetasve amerikanë që ndodhen në atë zonë të jenë të gatshëm për t’u strehuar menjëherë në rast alarmi ajror.

Ky paralajmërim vjen pasi Ukraina, të martën, përdori raketa amerikane ATACMS për të sulmuar territorin rus, çka përbën një përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit.

Sulmet me raketa ndodhën në ditën e njëmijët të nisjes së luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pasi administrata e presidentit amerikan Joe Biden kohët e fundit dha miratimin që Ukraina të përdorë raketa me rreze të gjatë kundër territorit rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se gjashtë raketa ATACMS janë kapur mbi rajonin Bryansk. Nëse kjo konfirmohet, do të ishte hera e parë që Ukraina përdor raketa me rreze të gjatë veprimi.

Rusia prej muajsh ka paralajmëruar Perëndimin se çdo përdorim i raketave me rreze të gjatë, të furnizuara nga NATO, kundër territorit të saj mund ta shtyjë Moskën të konsiderojë vendet e aleancës si pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në luftë.

Gjithashtu, të martën, presidenti rus Vladimir Putin miratoi një doktrinë të rishikuar që i lejon vendit të tij të përgjigjet me armë bërthamore nëse sulmohet me raketa balistike.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit